Ndalohet reklamimi i alkoolit në Turqi

Shkrimet dhe reklamat që përmbajnë logot apo emrat e pijeve alkoolike që nga 11 qershori do të ndalohen tërësisht nëpër dyqane dhe objekte tjera.

Kjo është vazhdimësi e zbatimit të rregullave që kufizojnë shitjen dhe promovimin e pijeve alkoolike që u miratuan në vitin 2013. Restorantet dhe dyqanet të cilat nuk do ta respektojnë rregullat do të përballen me dënime deri në 200 000 lira.

Sipas rregullave që janë në fuqi shitja e alkoolit është e ndaluar nga ora 22 deri në ora 6 në mëngjes. Qeveria arsyeton këtë me qëllimin për të zvogëluar konsumimin e alkoolit mes të rinjve.

Lajme të ngjashme

Back to top button