Dënim me burg të përjetshëm për ish-presidentin turk

Mediat turke raportojnë se ish-presidenti Kenan Evren dhe ish-komandanti i Forcës Ajrore, Tahsin Sahinkaya, janë dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të rolit të tyre në grushtshtetin ushtarak të vitit 1980.

Evren, 96 vjeç, dhe Sahinkaya, 89, janë akuzuar për organizimin e kushteve për ndërhyrje ushtarake dhe më pas për kryerjen e grushtshtetit.

Ata janë të vetmit liderë të gjallë të grushtshtetit, i cili ka sjellë në pushtet regjimin ushtarak.

Qeveria e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan ka bërë ndryshimet kushtetuese në vitin 2010 dhe atëhere është bërë ndjekja penale e të lartpërmendurve dhe u është marrë imuniteti.

Ata janë gjykuar qysh në vitin 2012, por asnjëri prej tyre nuk i ka ndjekur seancat për shkak të gjendjes se tyre shëndetësore. /REL

Lajme të ngjashme

Back to top button