Shkupjanja rrihet në Tetovë

Mbrëmë rreth orës 21 në lokalin “Tigri” që ndodhet në tregun e gjelbërt në Tetovë 30 vjeçarja G.Sh nga fshati Bojanë i Shkupit, fizikisht është sulmuar nga 43 vjeçari B.B nga Tetova.

“Pas një zënke të shkurtër rreth muzikës, tetovari është sulur ndaj G.Sh dhe disa herë e ka goditur në kokë dhe më pas ka filluar të thyejë edhe inventarin. Më pas, ai është arrestuar dhe i është bërë testi i alkoolit në stacionin policor, ndërsa po ashtu në polici është ftuar edhe G.SH. Pas zbardhjes së rastit do të ketë padi adekuate”, informon policia e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button