Shekerinska: Brukseli po bën presion që të kthehemi në Parlament

Brukseli nëpërmjet ndërmjetësuesit po bën presion mbi udhëheqësin që të kthehet në Parlament. Kështu ka deklaruar zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska për NOVA, duke hedhur poshtë mundësin e kthimit në Kuvend.

Shekerinska konfirmon se me Zaevin kanë pasur takim me Vanhoute, por shton se qëndrimi i tyre është i qartë dhe i është kumtuar komunitetit ndërkombëtarë, përkatësisht Brukselit, në takimin me euro-komisarin Shtefan File që është mbajtur javën e kaluar, kur bashkë me Zaevin kanë shpjeguar situatën politike dhe kushtet që pushteti duhet t’i plotësojë edhe të arrihet deri tek participimi i plotë politik i opozitës.

“Ato kushte janë treguar qysh në ditën kur janë mbyllur vendvotimet, kur opozita ka refuzuar të pranojë rezultatet zgjedhore, duke ngritur zërin kundër vullnetit të falsifikuar të qytetarëve.

Bëhet fjalë për formim të qeverisë teknike, kryerje të regjistrimit të popullsisë, pastrim të Listës zgjedhore, respektim të lirisë së mediumeve”, ka thënë Shekerinska.

Seanca e sotme në të cilën duhet të konstatohen dorëheqjet e 33 deputetëve nga koalicioni i opozitës, do të jetë si duket udhërrëfyes për hapat e ardhshëm të pushtetit.

Në qoftë se Trajko Veljanovski anulon seancën dhe nuk pranon dorëheqjet e opozitës, do të thotë se janë të domosdoshme bisedime në relacion pushtet – opozitë me rol të qartë të ndërmjetësuesit Bruksel, por në qoftë se ato bisedime nuk japin fryt, “dorëheqjet mbeten si zgjedhje e vetme”.

Komuniteti ndërkombëtar, më saktësisht Brukseli, ka lëshuar alarm të fortë pasi kriza politike po bëhet gjithnjë e më dramatike, ndërsa opozita edhe më këmbëngulëse për tu kthyer apo jo në Parlament.

Është emëruar edhe një lehtësues i krizës – bëhet fjalë për ekspertin belg dhe ndërmjetësin e Komisionit “Për të Hënën e zezë” në Parlament më 24 dhjetor të vitit 2012, Peter Vanhoute, që është në komunikim direkt me euro-komisarin për zgjerim Shtefan File.

Lajme të ngjashme

Back to top button