Tre gra të lënduara nga BMV e përmbysur, aksidenti i katërt në po të njëjtin vend

Një tjetër Aksident ka ndodhur sot në rrugën Tetovë Shkup, në afërsi të pompës së Benzinës në fshatin Zhelinë. Një veturë e tipit BMV X5, është rrotulluar përmbys në mes të rrugës.

Sipas zëdhënësit të policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, aksidenti ka ndodhur në orën 14, në afërsi të pikës së pagesë në fshatin Zhelinë , në afërsi të vendit ku më herët në mëngjes një autobus doli nga rruga.

Vetura e tipit BMV X5 me targa të Kërçovës, i drejtuar nga F.S  25 vjeçar nga Kërcova, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke goditur në rrethojat anësore dhe më pas është rrokullisur përmbys në mes të rrugës”, tha për Portalb Marjan Josifovski.

Nga ky aksident vozitësi nuk është lënduar, ndërsa tre gra të moshës nga 22, 46 dhe 53 vjecare kanë marrë lëndime të lehta.

Marjan Josifovski, tha se është bërë ekspertiza në vendin e aksidentin dhe është konstatuar se shkaku i këtij aksidenti është mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës. Sipas raporti policor është shkaktuar dëm material prei 200 mijë denarëve.

Zëdhënësi i policisë Josifovski, tha për Portalb se ky është aksident i katërt nga dje, që ndodhën në po të njëjtin vend.

Drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, thotë për Portalb se, nga ky aksident ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Sipas tij bëhet fjalë për tre gra, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjeksore janë lëshuar për në shtëpi, për arsye se nuk kanë pasur dëmtime serioze.

Lajme të ngjashme

Back to top button