Serbët dalin që ta bllokojnë përsëri urën e Ibrit

Heqja e bllokadës te Ura e Ibrit duket se vetëm sa ka provokuar serbët. Këto orë të pakëta kanë qenë vetëm qetësi para furtunës.

Tani dhjetëra serb kanë dalë te ura e Ibrit për ta bllokuar urën me çimento dhe mjete të ndryshme. Ndërkohë edhe shqiptarët e Mitrovicës janë mbledhur në një numër të konsiderueshëm për të kundërshtuar një veprim të tillë.

Edhe pse situata ende nuk ka eskaluar një gjë e tillë mund të ndodh shumë lehtë nëse nuk do të kemi ndonjë ndërhyrje të shpejtë të forcave policore.

Blloqet e betonit dhe dheu të cilin po sjellin afro 200 serb, nga kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq është quajtur si “Park i Paqes”, dhe ka ftuar homologun e tij, Agim Bahtiri që ta promovojnë së bashku. Ndërkohë barrikada aktuale është bërë afro 50 metra në afër se që ka qenë më herët.

Lajme të ngjashme

Back to top button