Veljanovski nuk konstaton dorëheqjet, fillon dialogu politik me opozitën

Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski, tha sot se nuk do të konstatojë dorëheqjet e deputetëve të opozitës dhe ka lënë hapësirë për dialog politik.

“I vetëdijshëm për interesat e shtetit dhe integrimet në BE  dhe NATO, në mbledhjen e sotme nuk do t’i konstatojë dorëheqjet e deputetëve të opozitës dhe lejojë hapësirë për dialog politik me qëllim që problemet të zgjidhen në institucionet e shtetit dhe deputetët të kthehen ën Parlament ku e kanë vendin”, tha Trajko Veljanovski

Nga Komisioni për emërime dhe mandate, jo zyrtarisht informojnë se dy deputetet  Sollza Grceva dhe Lubica Buralieva, nga  arkiva e Parlamenti kanë kërkuar tërheqjen e dorëheqjeve.

VMRO-DPMNE, sot nuk kanë komentuar nëse janë duke u zhvilluar bisedime me LSDM-në dhe nëse do të ketë takim mes Liderëve të të dy partive, Gruevskit dhe Zaevit.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button