Mustafi nga minuta e parë ndaj Ganës

Mats Hummels mundet të mbetet jashtë ekipit gjerman për ndeshjen ndaj Ganës, duel ky që do të zhvillohet të shtunën. Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, i cili pësoi një lëndim ndaj Portugalisë, sipas paralajmërimeve vështirë se do të riaftësohet.

Magazina gjermane Bild, ka shkruar se seleksionuesi Joachim Low ka disa alternativa për ta zëvendësuar Hummelsin. E para është: Jerome Boateng, të cilin do ta vendos në qendër të mbrojtjes, ndërsa futbollisti shqiptar nga Gostivari, Shkodran Mustafin do të luante në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Por Low ka edhe planin e dytë: Kapitenin Philipp Lahm do të rikthehej në krahun e djathtë të mbrojtjes, derisa në vend të tij do të luan Bastian Schweinsteigerin, i cili ndaj Portugalisë ishte në bankën rezervë.

Mustafi ka debutuar në Kampionatin botëror në ndeshjen ndaj Portugalisë, të cilën gjermanët e fituan me rezultat 4:0. Shkodrani u inkuadrua në vend të Mats Hummels që u detyrya ta lëshoj fushën shkaku i lëndimit.

Mbrojtësi i Sampdorias ka siguruar një ftesë për Botëror nga Joachim Low vetëm pas lëndimit të Marco Reusit.

Lajme të ngjashme

Back to top button