Përfundon takimi Thaçi – Pacolli: AKR kalon pragun, koalicioni bashkë? (Video)

Ka përfunduar takimi tre palësh ndërmjet, kryeministrit aktual, Hashim Thaçi, liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli dhe nënkryetares së saj Mimoza Kusari-Lila.

Pas takimi Thaçi nuk deshi të prononcohet më shumë se sa “ishte vetëm një takim miqësorë”. Ndërsa lideri i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë është optimist që pas rinumërimit AKR do të kaloj pragun dhe do të futet në kuvend.

“Jemi optimist që pas rinumërimit të votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuar ne do të kalojmë pragun”, ka thënë Pacolli. Ndërkohë që sa i përket koalicionit ai ka thënë se me Isa Mustafën dhe LDK-në, i kanë çështjet e mbyllura. “Me Isa Mustafën dhe LDK nuk do të ketë bashkëpunim”,ka thënë Pacolli duket lënë të kuptohet se një koalicion me PDK-në, kësaj radhe është shumë i mundshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button