Prindërit e të akuzuarve në Monstra: Fëmijët tanë nuk janë “terrorist”

Prindërit e të akuzuarve në “Monstra” para Gjykatës penale mbajtën një protestë të qetë.

Ata thonë se të afërmit e tyre nuk janë “terroristë”, ndërsa përfaqësuesja e Prokurorisë në rastin “Monstra” Gordana Geshkovska ka punuar në mënyrë joprofesionale.

“Nuk pajtohemi për atë që na m ‘vishet, motivi paska qenë ‘islami radikal’. Shqiptarët të cilët janë besimtar më të mëdhenj nuk do të thotë se janë islamist radikal”.

Fëmijët tanë nuk kanë lidhje me këtë vrasje”, tha Bedri Ajdari, vëlla i të akuzuarit në “Monstra”, Fejzi Aziri. Protestuesit para gjyqit protestonin në mënyrë të qetë. Kryesisht disa të rinj mbanin transparentët ndër të cilat shkruante “Geshkoska – Nostradamus”, “E1=DZK”, “Sundimi i drejtësisë baraz me 0”, si dhe “Mos keqpërdorni UÇK-në”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button