Gjykata e përgatitur për përballjen gjyqësore mes të fortëve, Gruevski-Zaev

Pas padisë së kryeministrit Nikolla Gruevski ndaj liderit të LSDM, Zoran Zaev, përballja mes tyre po merr përmasat e një përballje prej titanësh. Gjykata njofton se janë  ndërmarrë masat e nevojshme për zhvillim pa pengesë të procesit gjyqësorë

Për shkak të interesimit të madh për këtë proces që duhet të mbahet nesër, është sjellë vendimi që përballja e Gruevskit dhe Zaevit të mbahet në gjykatën numër 15, sepse kjo hapësirë është më e madhe.

“Po mendojmë edhe për mundësinë që gjykimi të mbahet edhe në sallën e madhe të Gjykatës së lartë, por duke pasur parasysh që bëhet fjalë për procedurë, dhe koha është e shkurtër, është sjellë vendimi që gjykimi të zhvillohet në gjykatoren në gjyqin tonë”, thotë Sanja Tomiç, zëdhënëse e Gjykatës themelore Shkup 2.

Nga gjyqi konfirmojnë se më janë ndërmarrë edhe disa aktivitete që të mundësohet edhe audio incizim të procesit gjyqësorë. Me procesin e nesërm gjyqësorë do të do të udhëheq gjykatësja Vesna Klinçarovska, e cila deri më tani ka pasur disa procese të ngjashme në të cilat si paditës dhe të paditur për shpifje dhe fyerje paraqiten persona nga sfera politike.

Bëhet gjithnjë e më e qartë se në gjykim nuk do të paraqitet Nikolla Gruevski. Në të njëjtën kohë më shumë dihet se Zoran Zaev do të marrë pjesë në gjykim, i shoqëruar nga ekipi i avokatëve.

Mungesa e Gruevskit nuk do të thotë se tentimi i gjyqit për pajtim të palëve do të pranohet, sepse të gjitha autorizimet në atë drejtim ai do t’ia përcjell përfaqësuesit të tij, avokatit nga Shkupi Nikolla Dodevski, i cili është edhe kryetar i Odës së Avokatëve të Maqedonisë.

Sipas Zaevit, kryeministri dhe lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski ka bërë marrëveshje joligjore për shitjen e “Makedonska banka” dhe mitmarrje prej 1.5 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button