Dekori i mbeturinave në çdo skaj të Tetovës, kurorë e premtimeve boshe (FOTO)

Një vit nga qeverisja e re e Komunës së Tetovës, premtimet për një ambient më të pastër, mbeten një synim i parealizuar.

Përpjekja për një qytet më të pastër duket si një  betejë që nuk do të fitohet asnjëherë, të paktën jo me vetëdijen aktuale të qytetarëve për një mjedis më të pastër. Hedhurinat mbeten dekori më i zakontë nëpër rrugë kryesore, rrugica e ambientet e gjelbra.

Mbeturinat ne Tetove, hedhurina

Lokacionet të evidentuara si  më dukshëm të ndotura  janë: zona e Tregut të grave pranë varrezave myslimane, pjesa e Çarshisë së Epërme dhe pjesë  të caktuara afër shkollës së muzikës.

Premtimi për një ambient më të pastër që duket një devizë e lehtë në çdo fushatë elektorale, përbënë një shqetësim të vërtetë për qytetarët.

Portalb, arriti të anketojë qytetarë të cilët u shprehën të indinjuar dhe të pakënaqur për papastërtinë e zbarkuar në qytet.

Mbeturina, hedhurina Tetove

“S’kemi nga të lëvizim. Në ç’do cep mbeturina të hedhura kuturu. Siç duket s’ka vende të duhura se ku të hidhen dhe për më lehtë në rrugë”-tha qytetari Besmir  Bajrami.

Mbeturina, hedhurna Tetova

“Në fakt, tanimë duket si diçka e rëndomtë të shohësh mbeturina ngado e të shkelësh ,megjithatë është tejet shqetësues ky fakt. Është e patjetërsueshme që kompetentët të ndërmarrin një aksion pastrimi në qytet sepse kështu nuk vazhdohet më.”-u shpreh  Xhemil J. banor i Tetovës.

“Ky qytet ka nevojë për  një pastrim tërësor. Sa është  shqetësues fakti i hedhjes së mbeturinave vend e pa vend aq edhe fakti se ka mungesë të koshave për hedhjen e mbeturinave.Unë si qytetar nuk e shoh të arsyeshme të endem nëpër zona të mbushura me hedhurina e megjithatënevoja ma kërkon. Prandaj kërkoj që qyteti të pastrohet dhe plehrat të hidhen në vende të duhura”-tha ndër të tjera qytetari  Latif Kadriu.
Mbeturina, hedhurina Tetove

Nga ana tjetër drejtori i NPK-së Xhelal Ceka  u shpreh se një aksion për pastrimin e qytetit tashmë është ndërmarrë.

Sipas tij: “Në qytet janë vendosur gjithsej 60 kosha mbeturinash që nga Korzoja e qytetit e deri tek Xhamia e larme. Veç  kësaj është planifikuar të vendosen edhe 40 të tjerë deri tek tregu. Ndërkaq ,ato aktualët do të zëvendësohen me të rinj dhe do të vendosen deri tek UEJL.”

Sipas Cekës, në NPK numërohen gjithsej 19 të punësuar. Prej  14  të punësuarve 12 pastrojnë qytetin gjatë  natës dhe në ndërkaq 2 tjerë janë të angazhuar për raste të tjera gjatë  ditës.

Mbeturina, hedhurina Tetove

 

 

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Nuk mundet kryetari komunes te vije e ti mesoje qytetaret se nuk duhet te hudhin mbeturina!
    Turp per qytetaret!

  2. Derisa nuk vetdijesohet popullata nuk mund te nderrohet asgje. Lumin e mbushin vete njerezit qe jetojne aty perreth.
    Nuk mundet kontejneret te mbushen me material ndertimor te shembur. Nuk mundet pazari i Carshise se Eperme te shprazet ne lumin Shkumbin. Edhe nje armate punetoresh pastrimi nuk mund te dale ne krye me kete popull. Si mundet ne cdo cep te qytetit te vendoset nga nje pilare, ku produktet e qelbure hudhen aty ku mberrin, e shume shembuj te tjere. Nuk mundet qe cdo pampers e amballazhe te hajeve te lehen ne vendet e piknikut. Nuk mundet qe farat e ngrena te hudhen ne rrugicen e parkut te qytetit rreth lumit. Tmerr. Gjynah. Turp. Cmenduri.

Back to top button