Parlamenti mban seancën e katërt plenare, debatohet ligji për deputetët

Parlamenti i Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e katërt plenare, ndërsa mbledhje do të mbajë edhe Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Në rend dite të seancës plenare janë Propozim vendimi për publikimin e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për mbrojtjen e së drejtës së qasjes së lirë deri te informacionet me karakter publik dhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për deputetët, me procedurë të shkurtuar.

Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të përcaktojë propozim-vendime për zgjedhjen e anëtarëve në delegacionet e Parlamentit të Maqedonisë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës (AP KE), Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (AP OSBE), Unionin interparlamentar (UIP), Nismën qendrore evropiane (AP NQE), Organizatën dagorduese Veri atlantike (AP NATO), Asamblenë parlamentare të Mesdheut (AP e Mesdheut), Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore (AP PBEJL) dhe në Komitetin parlamentar për stabilizim dhe asocim.

Lajme të ngjashme

Back to top button