Daut Demaku vjen në Shkup

Iniciativa Studentore USHT – Shkup në bashkëpunim me Fondacionin Dauti sjellin në Shkup autorin e librit “Gjithnjë thuaj të dua”, Daut Demaku.

Daut Demaku në Shkup do të prezantojë në një ligjëratë me qëllim që studentët prej së afërmi të njoftohen me personalitetin e tij dhe ligjëratat e tij për ‘mendime pozitive’ gjithashtu dhe me librin e tij më të ri “Gjithnjë thuaj të dua”.

Daut Demaku është i lindur në vitin 1944 në Abri (Drenicë). Kater vite ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve të Kosovës “Bota e Re”, kurse një mandat kryetar i Lidhjes së Studentëve të Kosovës dhe njëherit themelues i Qendrës së Mendimit Pozitiv në Kosovë.

Demaku është autor i shumë fjalëve të urta që i gjejmë në shumë ligjerata dhe librat të tij, duke u shpreh se ‘Unë botoj librin, atëherë kur jam i bindur se lexuesit tim i jap të paktën 10 herë më shumë se sa i marrë’.

Ligjërata do të mbahet me 18 qershor (E Mërkurë) në Shtëpinë e zejtarëve (zanateve) në Çarshinë e vjetër, me fillim në ora 16:00.

Vendi: Shtëpia e zejtarëve (zanateve)
Koha: 18.06.2014 (16:00)

Facebook : https://www.facebook.com/events/651382411620491/

Lajme të ngjashme

Back to top button