Behrami: Tani ndihem më shumë zviceran

Per Valon Behrami tashmë problemet me ambjentimin me këtë kombëtare kanë marrë fund.

Suksesi ndaj Ekuadorit ka rrirtur ndjeshëm optimizmin në kampin zviceran ku tashmë mendojnë për sfidën e radhës kundër Francës. Për mesfushorin me origjinë shqiptare, Valon Behrami tashmë problemet me ambjentimin me këtë kombëtare kanë marrë fund.

“Tani ndihem pak më shumë zviceran se më parë kur e kisha kokën të mbushur me mendime të ndryshme. Kur isha i ri, nuk arrija ta kuptoja dhe vlerësoja peshën e kësaj fanelle dhe domethënien e të qenit zviceran”.

Në konferencën për shtyp u shfaq edhe lojtari që vendosi fatin e 90 minutëshit të parë të botërorit 2014, Haris Seferovic. Sulmuesi 22-vjeçar i Real Sociedad, u shpreh i lumtur për rrjetën e 3 pikëve por shtoi se nuk e shikon veten ende pjesë e formacionit bazë pasi një vendim për këtë do ta marrë trajneri Otmar Hitzfeld, transmeton Supersport.

Për lojtarin zviceran, përballja ndaj Francës do të dhurojë shumë emocione pasi “Gjelat” kanë një skuadër të fortë dhge mbi të gjitha, nuk luajnë në mbrojtje si Ekuadori. Takimi mes Zvicrës dhe Francës do të zhvillohet në datën 20 qershor në “Arena Fonte Nova” të Salvadorit ku skuadra fituese ka mundësinë për të marrë drejtimin e grupit E.

Lajme të ngjashme

Back to top button