Scolari: Ishim më të fortë se me Kroacinë

Barazimi i thatë me Meksikën sigurisht që nuk i ka lënë një shije shumë të mirë, megjithatë Scolari këmbëngul se ka parë shenja pozitive në lojën e skuadrës së tij.

Selecao e pati të pamundur të kalonte rivalin amerikano verior, me gardianin Ochoa që kishte ngritur gardhin para portës së tij, pavarësisht breshërive të njëpasnjëshme të brazilianëve, transmeton Supersport.

Megjithatë, në sytë e Scolarit, ekipi është përmirësuar që prej takimit që çeli këtë Botëror.

“Për mendimin tim, skuadra luajti më mirë se me Kroacinë. Mund të përmirësohemi edhe më shumë dhe unë besoj se jemi në drejtimin e duhur. Në raundin tjetër synojmë të shkojmë me më shumë kualitet në lojën tonë. Jam i kënaqur dhe i lumtur me atë që pashë ndaj Meksikës. Në Brazil njerëzit mendojnë se kundërshtarët tanë nuk luajnë kurrë mirë, por duhet thënë se Meksika ishte e jashtëzakonshme”.

Lajme të ngjashme

Back to top button