Lazarati nën “flakë”, blutë djegin kanabisin, sekuestro laboratorëve (FOTO)

Rreth 800 forca speciale të vendosura në Lazarat prej 4 ditësh në aksionin antidrogë të Policisë së Shtetit asgjësuan gjatë ditës së djeshme rreth 60 mijë rrënjë kanabis dhe sekuestruan rreth 10 ton marijuanë.

Policia, në këtë aksion ka depërtuar në brendësi të fshatit ku ka ushtruar kontroll në rreth 30 shtëpi të zonës…dhe ka zbuluar në to sasi të konsiderueshme bime narkotike të kultivuzara, boce kanabisi si dhe makineri për presimin e lëndës narkotike.

Thuajse gjatë gjithë operacionit të forcave të policisë grupi kriminal i trafikantëve, ka vijuar të qëllojë me armë nga brendësia e Lazaratit në drejtim të policisë. Një grup, i cilësuar nga ministri Tahiri por dhe kryepolici Didi si grupi që mban “peng” fshatin e Lazaratit.

Arrestohet një i kërkuar që fshihej në Lazarat, dyshohet se ka qëlluar ndaj policisë

Ndërkohë në orët e mbrëmjes strukturat e policisë arrestuan një person të shpallur në kërkim, të dënuar me 7 vite burgim burgim për prodhim e shitje narkotikësh. Tonin Shehaj 31 vjeç nga Mallakstra, ishte strehuar në Lazarat dhe u ndalua teksa po tentonte të dilte nga fshati. Ai është paraqitur me tjetër identitet para policisë, ndërsa dyshohet se mund të jetë pjestarë i grupit të trafikantëve që kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të policisë.

Prona e Gate Mahmutajt dhe vila e të vëllait, të shndërruara në laborator droge

Ndërkohë, një labortaror i përpunimit të lënds narkotike është gjetur në shtëpinë e vëllait të gate Mahmutajt, tashmë të vetëdorëzuar në polici, i dyshuar si kreu i grupit të trafikantëve që qëllojnë kundër policisë. Në këtë banesë të shëndërruar në një laborator të vërtetë, policia gjeti një sërë pajisjesh, sasi të konsiderueshme lëndësh nakotike, si dhe u gjetën të kultivuara bimë kanabis sativa.

Ambjentet e mbrëndshmë të laboratorit

(Në foto: Ambjentet e mbrëndshmë të laboratorit)

​Laboratori është gjetur në pronat e Gate Mahmutaj të vëna nën kontroll nga forcat e policisë gjatë ditës së djeshme. Vëllai i tij, Kujtim Mahmutaj është shpallur në kërkim nga policia.

Ambjentet e mbrëndshmë të laboratorit1

800 forca speciale në terren

Në terren u angazhuan rreth 800 forca policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcë në Vlorë. Po ashtu janë përfshirë dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj. Këto forca janë të mbështetura nga mjete të posaçme.

Gjatë aksionit të policisë në Lazarat

(Në foto: Gjatë aksionit të policisë në Lazarat)

Asgjësohen 60 mijë rrënjë kanabis dhe 10 ton marijuanë

Nga shërbimet e policisë në zonën e kontrolluar janë asgjesuar rreth 60 mijë rrënjë bimë narkotike:
– rreth 15 mijë rrënjë kanabis në oborret e banesave
– rreth 15 mijë fidanë gati për tu mbjellë në oborret e banesave
– si dhe rreth 30 mijë rrënjë bimë narkotike me një lartësi nga 35-40 cm në tokat e komunës.

Asgjësohen 60 mijë rrënjë kanabis dhe 10 ton marijuanë

Po ashtu është gjetur një sasi prej rreth 10 ton kanabis sativa e ambalazhuar në thasë, e cila është asgjesuar përmes djegies në vend, si dhe është marrë mostër në cilësinë e provës për ekzaminim./ Shqiptarja.com

Asgjësohen 60 mijë rrënjë kanabis dhe 10 ton marijuanë 2

Lajme të ngjashme

Back to top button