Vendimi final gjyqësor për rastin ‘Monstra’ më 30 qershor

Të akuzuarit në rastin “Monstra”, vendimin final do ta dëgjojnë më 30 qershor në ora 11. Në seancën e sotme gjyqësore, gjykatësi i dytë ka caktuar terminin e ri.

Aktgjykimi duhej të ndodhte sot, por ishte shtyrë për shkaqe shëndetësore të gjykatësit kryesor.


 

Edhe pse pritej sot nuk do të shpallet vendimi final për rastin ‘Monstra’.

Avokati mbrojtës  Naser Raufi ka konfirmuar për Portalb se shpallja e vendimit është shtyer dhe nuk dihen arsyet.

“Shpallja e vendimit është shtyer, ende nuk e dimë kur do të vendoset, dhe gjithashtu nuk i dimë ende arsyet se pse u shty ky vendim”, tha Raufi.

Të akuzuarit në rastin “Monstra”, vendimin final do ta dëgjojnë më 30 qershor në ora 11.

Familjarët në pritje për të dëgjuar vendimin e gjykatës, ditë më parë për Portalb u shprehën se të akuzuarit janë të pafajshëm ndërsa procesi duket i montuar.

Policia deri tani nuk ka gjetur armët me të cilat është kryer vepra penale. Nuk janë vërtetuar as edhe disa segmente të tjera të përmendura në konferencën për shtyp, sikurse pretendimi se të akuzuarit kanë marrë pjesë në luftëra anti-NATO në Pakistan e Afganistan.

Edhe disa organizata joqevritare shprehen se ky rast duket i montuar dhe shumë misterioz dhe thonë që rasti mund të gjejë drejtësinë vetëm në Strasburg.

Nga ana tjetër prokurorja për rastin Monstra, Gordana Geshkovska ka kërkuar burg të përjetshëm për të akuzuarit the thotë se presioni i vazhdueshëm lidhur me procesin gjyqësorë për vrasjen e pesëfishtë nuk mund ti heqin poshtë provat e forta që i ka prokuroria.

Në ndërkohë të akuzuarit për këtë rast përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Nikolla Gruevski dhe organeve gjyqësore të pandehurit kërkojnë 24.5 miliardë euro, ose rreth 12 buxhete shteti, dëmshpërblim material dhe moral për etiketimin e tyre si vrasës./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button