Policia: Ende nuk dihet pse vozitësi humbi kontrollin ndaj autobusit Gostivar-Shkup, 6 të lënduar (FOTO)

Një autobus i linjës së rregullt Gostivar Shkup, sot në orën 7:30 është rrokullisur rrugës për në Shkup, afër vend-pagimit në Zhelinë.

Autobusi
Autobusi

Autobusi ka qenë i mbushur me udhëtarë. Dëshmitarët për Portalb, rrëfejnë se ngjarja ishte e frikshme. Udhëtarët në panik, janë nxjerrë nga dritarja e derës së shoferit.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës, për Portalb thotë se autobusi i linjës Gostivar –Shkup i drejtuar nga vozitësi Q.A 53 vjeçar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Autobusi i cili ishte plot me udhëtarë ka dalë nga rruga në afërsi të pikës së pagesës në fshatin Zhelinë dhe është përplasur në pjesën anësore. Si pasojë janë lënduar 5 persona dhe vozitësi të cilët janë dërguar në spitalin e Tetovës ku kanë marrë trajtimin mjekësor”. thotë Marjan Josifovski.

Autobusi

Sipas tij, policia është duke bërë kontrolle të detajuara në vend ngjarje për të ditur shkaqet pse autobusi doli nga rruga duke vënë në rrezik jetën e udhëtarëve.

Drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, deklaron për Portalb se gjithsej 6 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

“Pesë persona kishin marrë lëndime të lehta dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore dhe janë lëshuar në shtëpi, ndërsa në spital është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm vozitësi i autobusit i cili ishte më i lënduar, por është jashtë rrezikut për jetë”, thotë Florin Besimi.

Autobusi

5

Lajme të ngjashme

Back to top button