7 mënyra të shpejta për tu relaksuar pas një dite të lodhshme

Në kohët e sotme jeta është bërë shumë e ngarkuar dhe me stres. Gjetja e kohës së lirë për tu qetësuar e shplodhur, mund të jetë e pamundur. Ja disa mënyra për ta arritur këtë, me një buxhet të vogël fare.

  1. Një banjë qetësuese

Nuk egziston asgjë më qetë se bërja e një banje. Shtoni vajëra të ndryshme aromatike ose në mungesë të tyre vaj bebesh ose larës trupi. Nëse keni qirinj, ndizini. Do të krijoni kështu një mjedis relaksues, që do t’ju shplodh trupin dhe mendjen.

  1. Bëni manikyr ose pedikyr vetë

Shumica e femrave e gjejnë si aktivitet relaksues një manikyr ose pedikyr në fund të ditës. Nëse nuk keni kohë dhe para për të shkuar në një salon bukurie, provoni ta bëni në shtëpi. Kështu kurseni ca para, ju merr më pak kohë dhe ju ndihmon të shkarkoni stresin.

  1. Provoni Yoga-n

Yoga-n mund ta praktikoni edhe në kushte shtëpie. Shikoni në internet ose gjeni libra të ndryshëm. Gjithesesi kini kujdes të zgjidhni pozicione të lehta, me të cilat do të relaksoheni.

  1. Silluni si fëmije

Bëni diҫka që e bënit kur ishit fëmije. Luani një nga lojërat tuaja të preferuara ose dëgjoni këngët që i ndëgjonit atëhere. Kjo do t’jua largojë stresin, që ju ka pushtuar.

  1. Shkruani ose lexoni

Hidhni shqetesimet tuaja në leter, nëse nuk keni dikë me të cilin ti ndani. Leximi eshte tmerrësisht qetësues dhe jua largon shqetësimet nga koka, dhe pse per pak kohe. Te dyja do t’ju ndihmojnë të flini më shpejt dhe më mirë. Janë zgjidhja perfekte pas një dite të lodhshme pune.

  1. Dëgjoni muzikë qetësuese

Dëgjoni muzikë qetësuese ose kërceni nëpër shtëpi me këngë ritmike. Bëjeni këtë për një ore dhe gjendja juaj shpirtërore do të ndryshojë krejtësisht.

  1. Pini ҫaj kamomili

Një kupe ҫaj kamomili ju qetëson nervat, pas një dite të ngarkuar me stres. Kamomili eshte qetësues natyror, që përdoret prej mijëra vjetësh dhe ju ndihmon të flini gjumë lehtësisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button