Ekspozitë me motive tetovare në kuadër të verës së kulturës

Vera e kulturës sot ka vijuar me ekspozitën me motive tetovare. Kanë marrë pjesë përfaqësues nga shoqata e artistëve të Tetovës ku para publikut dhe artdashësve kanë prezantuar piktura me pjesë të përzgjedhura të malit Sharr dhe pamje nga Tetova e vjetër.

Kryetarja e komunës Teuta Arifi falënderoi të gjithë piktorët për pikturat e krijuara gjatë ditës .

“Duke pasur parasysh që ne kemi shumë miq ndërkombëtarë do shfrytëzojmë këtë të fundit për  të promovuar sa më shumë. Mbrëmja e sotme kish këtë pjesë të aktivitetit të artistëve dhe pjesa tjetër është monodrama dhe leximi poetik. Jam shumë e kënaqur për nivelin që kemi ngritur dhe jam shumë e bindur që ky nivel do të marrë përmasa shtetërore.” tha Arifi. /portalb

Ekspozitë në Tetovë

Lajme të ngjashme

Back to top button