fbpx

Shqiptarët në Gjorçe ende në shok!

Banorët shqiptarë të cilët jetojnë në lagjen Gjorçe Petrov ende ndjehen të pasigurt dhe në shok pas ngjarjeve që ndodhën kohë më parë. Përveç pasigurisë banorët ankohen edhe për atë se asgjë nuk është bërë, asnjë dëm i krijuar gjatë protestave nuk është sanuar.

Familja Emini e cila banon mu në rrugën kryesore të kësaj lagjeje ndjehet e rrezikuar nga bashkëqytetarët maqedonas, të cilët disa herë kanë bezdisur këtë familje. Kryefamiljari Kadrush Emini thotë se rastin e sulmit dhe dëmeve e kanë paraqitur edhe në polici po asgjë nuk është bërë, andaj ata kanë angazhuar edhe avokat. “Ne kemi marrë avokat sepse sanimi i dëmeve nuk është bërë dhe kërkojmë që kjo çështje të rregullohet. Avokati na tha që është një procedurë e gjatë mirëpo ne nuk do të tërhiqemi”, tha për Portalb, Emini.

Ai shtoi se ende janë në shok pas situatës së tensionuar në këtë pjesë të kryeqytetit.

“Ngacmime nuk kemi pasur, mirëpo sillen maqedonasit këtu dhe tërë kohën shikojnë nga shtëpia jonë. Ne jemi ende në shok pas gjithë asaj që ndodhi. Ende nuk ndjehemi të sigurtë në shtëpitë tona”, shtoi Emini.

Edhe pse nga disa nga të arrestuarit e MPB-së, u liruan me kusht dhe u dënuan me vlerë parash prej 700 euro, ato para nuk do të shkojnë në llogaritë e pronarëve të dëmtuar.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close