Behar Mamuti i artë në Lojërat Mesdhetare

Edhe një mundës shqiptarë ka shënuar një sukses të mrekullueshëm në Lojërat  Mesdhetare në Kanjizha të Serbisë, bëhet fjalë për ish-mundësin e KM Çair, Behar Mamuti, i cili tani është anëtar i i KM “ARM 18 gusht” nga Shkupi dhe anëtar i reprezentacionit të Maqedonisë.

Mundësi shqiptar Mamuti e ka fituar medaljen e artë, pasi në konkurrencën e juniorëve në kategorinë deri më 66kg mposhti garuesin serb, Popoviq, ndërsa në konkurrencën e seniorëve në kategorinë deri më 70kg ai ka zënë vendin e katërt.

“kam mbetur shumë i kënaqur nga suksesi i arritur në Lojërat Mesdhetare, pasi që nuk ishte lehtë të fitosh vendin e parë në një turne të tillë. Kënaqësia më e madhe për mua ishte pasi në mes të Serbisë, munda mundësin vendas Popoviq. Për suksesin tim merita ka edhe trajneri Lubisha Peshko, i cili u përkujdes sikur të jem një fëmijë i tij, duke i mbuluar të gjitha harxhimet, përfshirë edhe licencën për pjesëmarrje në gara. Falënderoj edhe Ministrinë Mbrojtjes dhe Dekanin e Akademisë së Shkencave Ushtarake, ku unë jam student, sepse sikur ata të mos më lironin nuk do të kisha mundur të marrë pjesë”, është shprehur Mamuti. / Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Behar te lumt,nje shqiptar te shperblehet me dhurat te till ne vend”” SLLAV”” e cila nuk eshte fituar leht,keto merita nuk i ka arrit askush deri me sod,,,,falenderimin e kan
    njashtu edhe stervitsit e beharit,,,,rroft e qoft sa malet.

Back to top button