Belgjika fiton pa Januzajn

Belgjika e ka filluar mbarë Kampionatin Botëror në Brazil, duke e mundur Algjerinë me rezultat 2:1. Edhe pse të gjithë shqiptarët me pa durim pritën aktivizimin e Adnan Januzaj, ai nuk luajti në këtë ndeshje duke qenë tërë kohën pjesë e bankës rezerve.

Belgjika arriti fitore të vështirë duke u rikthyer në fund nga disavantazhi nga pjesa e parë.

Feghouli kaloi Algjerinë në epërsi në minutën e 25 të ndeshjes duke realizuar nga penalltia.

Inkuadrimi në lojë i Fellainit dhe Mertens ndryshoi gjërat në të mirë të belgëve.

Të dy lojtarët realizuan dy gola për fitoren e Belgjikës. Fellaini barazoi në 1-1 në minutën e 7 të ndeshjes. 10 minuta më pas, Mertens shënoi gol të bukur pas asistimit nga Hazard

Lajme të ngjashme

Back to top button