Një tjetër i plagosur në Lazarat, ndërkohë që dhunohet një operator televiziv

Një tjetër person ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në Lazarat. 33- vjeçari F.M me origjinë nga Pogradeci është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ai është i plagosuri i tretë pas një pjesëtari të forcave speciale dhe një bariu.

Edhe F.M dyshohet se është bari.

Ndërkohë A1 Report bie sërish pre e dhunës në Lazarat.

Mësohet se 20 persona të armatosur e të maskuar kanë sulmuar dhe marrë peng operatorin e këtij televizioni, Ledio Guni.

Ai është goditur për 20 minuta rresht nga grupi i trafikantëve, të cilët i kanë marrë telefonin dhe kamerën me të cilën po filmonte në fshatin Lazarat./Tema/

Lajme të ngjashme

Back to top button