Krasniqi: Rama si Milosheviçi, me deklarata raciste “nuk jemi mysliman” mashtron BE

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve «Presheva Jonë» Krasniqi ka kërkuar nga Kryeministri Rama te distancohet dhe të kërkoj falje publike sepse me injorancë ndaj muslimanëve nuk shkohet në Evropë, te cilën e provoi edhe Miloshevici, por i doli bumerang.

Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Shqipërisë në Paris, kanë irituar imamin e Prishtinës.Krasniqi këto deklarata te Ramës në Paris i ka quajtur raciste dhe antiproduktive për integrime të Shqipërisë, sepse BE nëse na pranon do të pranojë kështu sic është Shqipëria dhe jo me mashtrimet e Ramës se “Shqipëria nuk është vend musliman” ?! kur edhe vetë Papa duke paralajmëruar vizitën e tij në Tiranë theksoi se “do të shkoj ne Shqipëri për të shprehur mbështetjen për katolikët të cilët përbëjnë një pakicë të vogël në një vend kryesisht me myslimanë..” ka shtuar imam Krasniqi.

«Deklaratat e Kryeministrit Edi Rama se « nuk jemi vend musliman » ka elemente raciste që nuk i ndihmojë dhe nuk i kontribuojnë frymës demokratike, nuk i shërbejnë aspak integrimeve evropiane e as bashkëjetesë së komunitetit muslimanë me komuniteteve tjera minoritare ne Shqipëri, që ndër ne konsiderohet si pasuri e tolerancës »

Imam Krasniqi fillimisht kërkon nga kryeminsitri i Shqipërisë të përgjigjet në tri pyetje «Edi Rama të na e thotë publiksiht definicionin e një vendi musliman ? Me të qenit në Europë si vend musliman çfarë të keqe apo kudërshtie do të ketë ? Dhe cfarë të keqe dhe kundërshtie ka në vendet arabe, nëse atje sot kemi një shtet krishterë si Libani..?”

Krasniqi, thotë se deklaratat e tij se «nuk jemi vendi musliman » janë mashtrim i BE-së dhe nuk pinë ujë as në Paris e as ne Bruksel, sepse sikur Holande ashtu edhe Parisi dhe qeveritë tjera botërore e dinë para tij se çfarë vendi është Shqipëria… ”

« Rama për t’i mbuluar gjitha këto të këqijat përdor fenë. Fillimisht ai e nisi lobimin e tij me ftesën e popit serb Irinej, kryepeshkop i Kishës Ortodokse serbe e njohur si inkuaruajese dhe mbështes e krimeve dhe masakrave serbe ne Kosovë kundër shqiptarëve. Lobimi i dytë i Rames u pa në Paris me deklaratat se „nuk jemi vend musliman“ edhe pse gjitha personalitetet botërore dhe diplomacia ndërkombëtare e dinë qartë Shqipëria, pra edhe Kosova janë vende muslimane për shkak popullimit të tyre me shumicë muslimane. „

Sipas imam Krasniqit „Clinton, Ollbrajt, Obama, Clark, Bler dhe shumë personalitete tjera botërore kanë pohuar disa herë se „NATO, SHBA-të dhe BE ndihmuan çlirimin e dhe lirinë e Kosovës nga krimet dhe masakrat serbe ndaj muslimanëve të kësaj pjesë të Evropës. “ Pra, Kosova përkundër si një vend musliman BE dhe SHBA dhe mbarë komuniteti ndërkombëtar ndihmoi ne çlirimin e Kosovës nga Serbia, që ne fakt edhe kreu i saj Miloshevic propagandonte duke përdorur të njëjtën kartë me fenë. Miloshevic në emër të luftës kundër myslimanëve në Kosovë, mendonte të fitonte poena politikë para bote për integrime të Serbisë , por atij i doli bumerang dhe Evropa, komuniteti ndërkombëtar me vizione paqësore dhe liridashëse e ndihmuan shqiptarët dhe popullatën muslimane në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button