“Vala e ngrohtë kulturore”, anashkalon komunat shqiptare

Vetëm dy komuna shqiptare janë përfshirë në maratonën kulturore verore të  Ministrisë së Kulturës nga gjithsej 25 të tilla që kishin aplikuar. “Vala e ngrohtë kulturore” siç quhet festivali, do të jetë I pranishëm vetëm në komunën e Çairit dhe të Kërçovës. Fajin për këtë përfshirje të ulët të kulturës shqiptare në këtë manifestim kulturor, ministrja Elizabeta Kançevska Milevska e hedh tek komunat, që sipas saj kanë pasur mundësinë për të aplikuar por nuk kanë treguar interes.

“Edhe Çairi është i përfshirë gjithashtu! Janë përfshirë ato komuna që janë paraqitur në konkurs. Konkursi është i hapur për të gjithë, dhe çdokush që ka interes aplikon. Për këtë shkak edhe e kemi bërë konkursin sepse komunat e njohin vetë interesin e qytetarëve të tyre, dhe dinë se çfarë ngjarjesh duan të përkrahin. Të gjitha komunave që janë paraqitur në konkurs, u janë pranuar kërkesat. Këtu përfshihet edhe komuna e Çairit me një numër të madh manifestimesh që i realizojmë se bashku, si brenda në komunë ashtu edhe në Çarshinë e Vjetër të Shkupit”, deklaroi Elizabeta Kançevska Milevska, Ministre e Kulturës

Lajme të ngjashme

Back to top button