Vetëm rrënojat e xhamisë së qytetit të braktisur i mbijetojnë kohës

Rrezet depërtojnë në brendi të xhamisë, jo vetëm kur lind dielli. E përshkon gjithë atë hapësirë deri në perëndim. Kjo jo për shkak të ndonjë mjeshtërie fantastike të ndërtimit të xhamisë së Trepçës në Mitrovicë, por për shkak se ky objekt sakral është gjysmë i rrënuar.

E rrënojat e saj megjithatë i kanë mbijetuar kohës gjatë. Sado që as për këtë monument, si për shumicën e njëllojta nëpër Kosovë, nuk dihet saktë data e ndërtimit. Teoritë janë të ndryshme, nga ato që thonë se xhamia u ndërtua përmbi rrënojat e një objekti të krishterë, se ajo është e ndërtuar para ardhjes së osmanëve në Ballkan, e deri tek ato që thonë se xhamia u ndërtua në shekullin XIII apo XIV.

Për atë që sot njihet edhe si xhamia e Mazhiqit dihet saktë se dikur i ka takuar qytetit të vjetër të Trepçës, e sot është 13 kilometra larg qendrës së Mitrovicës, në drejtim të rrugës që çon për në Podujevë.

Shenjat e stilit bizantin

Rrënojat e monumentit janë fare pranë rrugës gjarpërore të Mazhiqit. S’kanë se si të mos bien në sy, në anën e majtë të rrugës, në një parcelë që tash është e rrethuar me tel. Në këmbë janë pothuajse të katër muret e strukturës kryesore të xhamisë, si dhe një pjesë e murit perëndimor të hajatit të saj. Gurët e tullat e kuqe shihen qartë. Ndonëse muret që përbëhen nga ky kombinim materialesh janë rëndë të dëmtuara./Koha Ditore

Lajme të ngjashme

Back to top button