Fjalët e fundit të Prokurorit Publik për rastin “Monstra” mund të nxisin tensione ndëretnike

Fjalët e fundit të Prokurorit Publik për rastin “Monstra”, dolën nga korniza ligjore për konceptet e fjalëve të fundit në procedurat penale, vlerëson Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, në raportin për muajin prill dhe maj.

“Sipas fjalëve të fundit të Prokurorisë është e qartë tendenca e popullarizimit të këtij rasti në drejtim etnik dhe fetar të cilën Prokuroria e cilëson si vepër penale “Terrorizëm”.

Për motivet e këtij rasti, në fjalën e fundit Prokuroria nxori mesazhin” Gjuajmë në të enjten e madhe për të pasur Pashkë të përgjakur. Vrasim meshkuj për t’ua zhdukur ardhmërinë dhe fenë.

Komiteti i Helsinkit vlerëson se një mënyrë e tillë e shprehjes së motiveve mund të konsiderohet si jo adekuate me rregullativën e ligjit për ndjekje penale, sipas të cilëve Prokuroria duhet të shpreh qëndrimin e tij për dëshmitë.
Komiteti i Helsinkit thotë se shqiptimi i fjalive sikur t’i kenë thënë vetë të akuzuarit për motivet e vrasjes lehtë mund ët krijojnë pasiguri dhe frikë tek qytetarët dhe lehtë mund të jenë motiv për tensione ndëretnike në mes dy bashkësive më të mëdha etnike në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Back to top button