“Vera e Kulturës Tetovare” vijon aktivitetet te Amfiteatri i dramës pranë USHT

Zyra për marrëdhënie me publikun pranë komunës së Tetovës njofton se për shkak të kushteve klimatike, aktiviteti i paraparë i Verës së Kulturës Tetovare nuk do të mbahet në Teqenë Arabati Baba.

Aktivitetet e parapara për këtë evinement të kulturës tetovare do të mbahen në ora 19:00, te Amfiteatri i dramës pranë USHT (salla afër bibliotekës së qytetit).

Aktivitete që do të shoqërojnë mbrëmjen e “Verës së Kulturës Tetovare” janë: Mbrëmja e Poezisë; Hashameti Monodramë nga aktori Burhan Amiti; Ekspozitë nga pikturimi me temë “Motive Tetovare” – hapësira hyrëse e Pallatit të Kulturës.

Lajme të ngjashme

Back to top button