fbpx

Fasada të reja prej baroku, OJQ-të thonë se projekti nuk do të ndalet

Filloi ndërtimi edhe i një fasade në sheshin Maqedonia në Shkup. Fazada prej baroku do ti vendoset ndërtesës së EVN-së, ndërsa është paralajmëruar edhe realizimi i pamjes barok të Qendrës tregtare.

Organizata qytetare, madje nuk shohin që ky projekt të përfundojë këtë vit.

“Nuk pres që të ndalet projekti ‘Shkupi 2014’, as edhe në 2015, dhe nuk guxon të ndërpritet, pasi në momentin kur do të pezullohet, njerëzit do të duhet të evoluojnë projektin dhe të nisin të mendojnë se ku janë harxhuar gjysmë miliardë euro”, ka thënë Nikolla Naumovski nga OJQ “Sloboda”.

“’Shkupi 2014’ është projekt kapital i VMRO-DPMNE-së dhe Gruevskit me çka ai hy në film se duhet të mbetet i njohur”, ka thënë profesori universitar, Alajdin Demiri.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close