Komiteti i Helsinkit: Policia përdori forcë të tepruar në ngjarjet e Gjorçe Petrovit

Në raportin e saj më të ri për muajin  prill dhe maj, Komiteti I Helsinkit për të drejtat e njeriut, konstaton se gjatë trazirave që ndodhën në Gjorçe Petrov pas vrasjes së të riut Angel. P, policia ka përdorur forcë të tepruar ndaj të rinjve.

“Pas konfrontimit të parë të policisë dhe demonstruesve në udhëkryqin u ndaluan në përpjekjet për të ndaluar 5 të rinj, ndërsa kolegët e tyre e shtynin turmën e njerëzve në drejtim të lagjes Gjorçe Petrov. Pas kësaj ngjarje është përdorur dhunë e tepruar. Për shkak të kësaj ngjarje qytetarët të cilët e shikonin situatën kanë vrapuar që tu ndihmojnë të rinjve, pas çka policia ishte e detyruar që t’i lëshoj për shkak se nuk kishin përkrahjen e nevojshme nga kolegët e tyre”, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit.

Në lidhje me marrjen e materialeve nga disa gazetarë, Komiteti I Helsinkit thotë se me këtë policia ka thyer nenin 16 të Kushtetutës së Maqedonisë, nëpërmjet të cilit garantohet liria e informimit të lirë.

Komiteti i Helsinkit edhe një herë përkujton se nuk janë plotësuar kushtet e nenit 57 të ligjit për policinë.

Në raportin e Komitetit të Helsinkit notohen 28 incidente të bëra nga urrejtja, brutaliteti policor ndaj të rinjve rom.

Komiteti i Helsinkit apelon deri te Prokuroria dhe mediumet të respektojnë standardet profesionale në punën e tyre dhe të tejkalojnë tendencat për nxitjen e politikave nacionaliste dhe të mos jenë pjesëmarrëse në rritjen e tensioneve ndëretnike.

Lajme të ngjashme

Back to top button