Në shkollat e mesme të Gostivarit, 1904 vende të lira

Gjatë vitit shkollor 2013-2014 në dhjetë (10) shkollat fillore në Komunën e Gostivarit, klasën e VIII-të e mbaruan 796 nxënës. Të gjithë këta semimaturantë dyert e hapura i kanë në katër (4) Shkolla të Mesme, të cilët dokumentet e tyre për regjistrim mund t’I dorëzojnë në dy afate regjistrimi.
Në katër shkollat e mesme të komunës së Gostivarit vende të lira për regjistrim ka për 1904 nxënës semimaturantë. Paraqitja dhe dorëzimi i dokumenteve në afatin e parë është më datë 23 dhe 24 Qershor, ndërsa rezultatet do të shpallen më datë 25.06.2014, dhe paraqitja e dytë në afatin e parë është më 30 Qershor dhe 1 Korrik ndërsa rezultatet do të shpallen më 03.07.2014.
Afati i Gushtit është më datë 21 gusht 2014 ndërsa rezultatet do të shpallen më 22.08.2014.

Shkolla e Mesme Komunale “Gostivar”

Në vitin e parë në këtë shkollë do të regjistrohen 476 nxënës, në 14 paralele me 60 pikë
Mësim në gjuhën shqipe – 306 nxënës, në 9 paralele,
Mësim në gjuhën maqedonase – 68 nxënë në 2 paralele,
Mësim në gjuhën turke – 102 nxënës, në 3 paralele.
Shkolla e Mesme Komunale Medicinale “Gostivar”
Në vitin e parë do të mund të regjistrohen 272 nxënës, në 8 paralele me 70 pikë minimale.
Drejtimi shëndetësor – infermieri-
Mësim në gjuhën shqipe – 136 nxënës, 4 paralele,
Mësim në gjuhën maqedonase – 68 nxënës, 2 paralele,
Mësim në gjuhën turke – 68 nxënës, 2 paralele,
Shkolla e Mesme Teknike Komunale “Gostivar”
Në vitin e parë do të regjistrohen 714 nxënës, në 21 paralele, në këto drejtime:
Maqineri – 175 nxënës, 5 paralele me nga 30-45 pikë minimale.
Mësim në gjuhën shqipe 68 nxënës, paralele,
Mësim në gjuhën maqedonase, 68 nxënës, 2 paralele,
Mësim në gjuhën turke, 34 nxënës, 1 paralele,
Elektroteknikë – 408 nxënës, 12 paralele me 30-45-55 pikë minimale.
Mësim në gjuhën shqipe, 170 nxënës, 5 paralele,
Mësim në gjuhën maqedonase, 156 nxënës, 4 paralele,
Mësim në gjuhën turke, 102 nxënës, 3 paralele,
Kimi-teknologjike – 34 nxënës, 1 paralele me 45 pikë minimale.
Mësim në gjuhën shqipe, 34 nxënës, 1 paralele,
Ndërtimtari-gjeodezi – 68 nxënës, 2 paralele me 45 pikë minimale.
Mësim në gjuhën shqipe, 34 nxënës, 1 paralele,
Mësim në gjuhën maqedonase, 34 nxënës, 1 paralele,
Shërbime personale – teknik për kozmetikë:
Mësim në gjuhën turke, 34 nxënës, 1 paralele – 45 pikë minimale,
Shkolla e Mesme Ekonomike Komunale “Gostivar”
Në vitin e parë do të regjistrohen 442 nxënës, në 13 paralele me nga 60 pikë minimale, në këto
drejtime:
Teknik ekonomik –
Mësim në gjuhën shqipe, 136 nxënës, 4 paralele,
Mësim në gjuhën maqedonase, 68 nxënës, 2 paralele,
Mësim në gjuhën turke, 34 nxënës, 1 paralele,

Sekretar afarist –

Mësim në gjuhën shqipe, 34 nxënës, 1 paralele,
Mësim në gjuhën maqedonase, 34 nxënës, 1 paralele,

Lajme të ngjashme

Back to top button