Jolevski: Maqedonia nuk është patjetër të mar ftesë në samitin e NATO-s

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është prioriteti më i lartë në politikën e jashtme të Maqedonisë. Periudhën e ardhshme, tërësisht do të përkushtohem në arritjen e këtij qëllimi.

A do të ndodh kjo për dy muaj e gjysmë ose në ndonjë takim të Këshillit veriatlantik (NAK), sepse ftesa formale-juridike për Maqedoninë nuk duhet t’i jepet vetëm në Samit, mund të ndodh edhe në ndonjë takim të NAK.

Këtë e pohon në një bisedë për Zërin e Amerikës, Zoran Jolevski i cili në Uashington kaloi thuajse shtatë vite në rolin e ambasadorit. Jolevski, i cili tani është nominuar për ministër të Mbrojtjes, si arritje të tij më të madhe gjatë qëndrimit të tij në Uashington vlerëson nënshkrimin e Deklaratës për partneritet strategjik me SHBAnë vitin 2008. “SHBA është vend shumë i rëndësishëm, shoqëri e fortë. Bashkëpunimi mund më tutje të përparojë në të gjitha fushat, thotë Jolevski.

“Duhet të kemi parasysh prioritetet e Mbrojtjes dhe sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe paralelisht prioritetet e NATO-s. Një nga konceptet për të cilat këtu në SHBA shumë flitet është e ashtuquajtura ‘mbrojtje e mençur’, respektivisht si mund kapacitetet e vendeve anëtare në NATO të përmbushen njëra me tjetrën, kështu që Maqedonia duhet të gjej vend adekuat në strukturat e NATO-s.

Lajme të ngjashme

Back to top button