Dy të rinj nga Haraçina sulmohen në Tetovë

Dy të rinj nga Haraçina, Shkup, kanë raportuar se janë sulmuar nga dy persona të maskuar në Tetovë.

Sipas SPB Tetovë, ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të dielës në rrugën “Dimo Gavroski Kara”, ku të dy personat nga Haraçina. SH.M.(23) dhe S.K.(25), janë ndaluar nga dy persona të cilët kanë qenë me veturë “BMW X5” prej të cilës kanë dalë dy persona të maskuar.

Nga raportimi i dy personave nga Haraçina, personat e panjohur i kanë sulmuar, ku SH.M. është sulmuar me pistoletë në kokë ndërsa S.K. është rrahur me grushta. Pas incidentit personat e panjohur kanë ikur në drejtim të panjohur.

Lajme të ngjashme

Back to top button