Flori me tatuazh të ri

Kantautori dhe realizuesi i shumë hiteve, Flori Mumajesi, sapo ka publikuar projektin e fundit të titulluar ‘Ta boj me drita’.

Duket se kënga po ecën mirë duke marrë brenda dy ditësh më shumë se 200 mijë klikime, e duke treguar kështu se edhe këtë verë kënga e Florit radhitet tek hitet e sezonit.

Ndërkaq përveç projektit të ri, Flori së fundi në llogarinë e tij personale të rrjetit social “Instagram”, Flori ka postuar një foto duke realizuar një tatuazh në krahun e tij. Se çka do të jetë përmbajtja e tij, ai do të na njoftojë pasi të përfundojë e gjitha.

“Shoqnia vjetër vazhdon dhe bën ART@goldenhandsartstudio Kur të përfundohet do ta shihni”, ka shkruar këngëtari shqiptar në “Instagram”.

Lajme të ngjashme

Back to top button