4 autoblinda futen në Lazarat, banorët qëllojnë me antitank

Katër autoblinda të policisë janë futur në fshatin Lazarat rreth orës 11.00 te paradites së sotme.

Policia thotë se banorët janë përgjigjiur me armë zjarri, madje me artileri të rëndë.

Korespondenti i Tv Klan në Gjirokastër thotë se aksioni i policisë vijon edhe në këtë momente ndërkohë që dëgjohen pa ndrëprrerje të shtënat e armëve.

Reth 800 forca policore ku përfshihet RENEA dhe specialet e policisë së shtetit gjenden në fshatin Lazarat.

Në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm nga të shtënat me armë nga brendësia e fshatit Lazarat është plagosur me armë armë zjarri në dorë dhe në këmbë nje punonjës i Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër. Punonjësi i policisë aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu janë ngritur grupe speciale hetimi të orientuara nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe Drejtoria për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, të cilët po vijojnë veprimet paralel me veprimet operacionale të strukturave policore në terren për kryerjen e hetimeve dhe fiksimin e provave materiale.

Në të njëjtën kohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi deklaron se operacioni i nisur po kalon në një operacion kundër një grupi kriminelësh që ka mbajtur peng fshatin dhe se operacioni do të vijojë deri në asgjesimin e të gjitha rrënjëve kanabis.

Deklarata e tij u bë sot nga ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Didi informon se harta e kultivimit të kanabisit është shumë e gjerë dhe një pjesë të sipërfaqeve me kanabis janë djegur nga vetë banorët.

Sakaq policia i bën thirrje banorëve të Lazaratit të mos dalin nga banesat për arsye të sigurisë së jetës. Të gjithë qytetarët duhet të evitojnë plotësisht hyrjen për në Lazarat deri në një njoftim të dytë zyrtar të policisë. Ata këshillohen të bëjnë kujdes me lëvizjen jashtë banesave të tyre deri në përfundim të operacionit. / Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button