Benzema: Nuk jam një yll, skuadra mbi të gjitha

Sulmuesi i Francës Karim Benzema nuk pranon të konsiderohet si lideri i kombëtares së gjelave pavarësisht paraqitjes së tij në sfidën e parë me Hondurasin, ku futbollisti i Realit Madridit ishte vendimtar me dy golat e tij.

“Nuk jam asnjë yll. Pa mbështetjen e ekipit nuk mund të bësh asgjë dhe në futboll forca e grupit qëndron mbi gjithcka. Jam në këtë ekip për të treguar gjithë potencialin tim por të mbi të gjitha për të ndihmuar Francën të zhvillojë një Botëror të madh. Rëndësia ime në skuadër është e njëjtë me atë të të gjithë futbollistëve të tjerë”.

Për shkak të disa problemeve fizike dhe formës jo të mirë me Realin e Madridit Benzema mungoi në ndeshjet e para kualifikuese të Francës për në Botëror. Ish sulmuesi i Lyonit e pranon se edhe pse në atë kohë nuk u ndje mirë kjo gjë i shërbeu atij për tu rikthyer më i fortë se kurrë.

Lajme të ngjashme

Back to top button