Real Madridi hap qesen për Januzajn

Kur të gjithë po presin që sot të shohim paraqitjen e parë të talentit më të madh të këtij botërori, Adnan Januzaj, i cili me Belgjikën e tij luan kundër Algjerisë, nga Anglia vërshojnë lajmet se pas Bayern Munichut, Juventusit, Manchester City e PSG-së, edhe Kampioni Evropian, Real Madridi është gati të hap kasafortën për ta bërë të vetin kosovarin.

Sipas mediave britanike, ekipi mbretëror është i gatshëm t’i shpenzoj 40 milion euro për ta transferuar talentin kosovar.
Sipas tabloidit britanik “Daily Mirror”, Real Madrid ka shfaqur interesim për talentin kosovar, Adnan Januzajn.

Po sipas këtij mediumi, skuadra nga “Santiago Bernabeu” është e gatshme të shpenzoj plot 40 milionë euro për përfaqësuesin belg.

Januzaj ka shkëlqyer me Manchester Unitedin në sezonin e parë në Premierligë, derisa ka zgjuar edhe interesimin e Bayern Munichut, Juventusit, Manchester Cityt e PSG-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button