fbpx

Së shpejti album nga Alban Skenderaj

Vjen nga mëma Shqipëri, ndërsa është njëri ndër këngëtarët më i pëlqyer për publikun kosovar.

Bëhet fjalë për këngëtarin Alban Skenderajn, i cili në një intervistë për gazetën Tribuna ka shpalosur planet e tij rreth angazhimeve muzikore për këtë vit, ndërsa ka thënë që së shpejti në treg do të vijë një këngë e re nga ai.

“Jam dukë bërë një këngë të re e cila është po themi kënga e verës për mua, në kuptimin që këtë këngë dua ta lansoj pikërisht për këtë verë”, tregon Albani në fillim të bisedës, duke shtuar se ky nuk është projekti i vetëm në planet e këngëtarit. “Kam edhe disa këngë të tjera, por ato do t’i publikoj në vjeshtë”. / Tribuna

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close