Rudnicë, edhe një lokacion me trupa të shqiptarëve?

Në hapësirat e gurthyesit në Rudnicë, ku dyshohet se janë varrosur trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, do të hetohet edhe një lokacion i ri.

Urdhëri ka ardhur nga Prokuroria për krime lufte e Serbisë, dhe kjo ndodh pas gjetjes së mbetjeve të të paktën 50 personave, në zonën që u hetua nga fillimi i gërmimeve, 6 javë më parë.

Lokacioni i ri gjendet në hapësirën që ishte mbuluar nga gurët e shkëmbit të rrëzuar gjatë luftës, me qëllim të mbulimit të varrezës masive, transmeton klankosova.

Lajme të ngjashme

Back to top button