LSDM, edhe një deputete kthehet në kuvend

Edhe një deputete ka vendosur të mos respektojë vendimin e partisë opozitare për të bojkotuar Kuvendin. Lubica Buralieva nga LSDM-ja në mëngjes në profilin e saj në Facebook ka konfirmuar se heq dorë nga vendimi i LSDM-së.

“Ndryshimi për fillim të ri, qëndrim me të cilin u futa dhe mbetem si socialdemokrat, si njeri me integritet personal dhe i cili jeton në sistem të vlerave të humbura, në pozitë pa demokraci të të gjitha niveleve… Vendimi i organeve më të lartatë LSDM-së për bojkotim dhe mosnjohjen e rezultateve të zgjedhjeve, pa asnjë rezervë dhe pa asnjë dyshim e mbështes (qëndrimin e 33 deputetëve të opozitës së bashkuar), por veprimi jashtëinstitucional, forma e bojkotit për mua është e papranueshme (qëndrim personal)”, shkruan mes tjerash Buralieva duke njoftuar se do të kthehet në Kuvend.

Gjithashtu së bashku me Buralievën kërkesë për tërheqjen e dorëhqejes  nga funksioni deputet mediat kanë njoftuar se do të bëjë edhe deputetja tjetër e socialdemokratëve Solza Grçeva.

Më parë, vendimin e partisë për të mos e bojkotuar Kuvendin kishte marrë edhe Roza Topuzovska Karevska nga radhët e LSDM-së.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button