Shtetasit e Maqedonisë që heqin dorë nga shtetësia, në të shumtën e rasteve bëhen Gjerman

Dy të tretat e shtetasve të Maqedonisë që heqin dorë nga shtetësia këtë e bëjnë për shkak se bëhen shtetas Gjerman, thonë nga MPB.

Sipas evidencës së MPB-së, numri i nënshtetësive të Maqedonisë që iu jepen të huajve është thuajse i afërt me numrin e atyre që e lënë nënshtetësinë e Maqedonisë.

“Vitin e kaluar 2120 persona kanë bërë kërkesë për nënshtetësi. Në bazë të lindshmërisë shtetësinë e Maqedonisë e kanë marrë 1270 persona. Ndërkaq, vendim për ta hequr nënshtetësinë e Maqedonisë kanë marrë 1215 persona”, theksojnë nga MPB.

Vitin e kaluar nga nënshtetësia e Maqedonisë janë dorëhequr 1.102 qytetarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button