Vera e kulturës Tetovare filloi, karriget mbesin bosh qytetarët në këmbë

Edhe zyrtarisht, me hapje solemne ka filluar Manifestimi “Vera e kulturës Tetovare” .

Fjalim para të pranishmëve në këtë manifestim mbajti kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Vera e kulturës Tetovare
Vera e kulturës Tetovare

“Ky është viti i dytë me radhë i Verës së kulturës Tetovare . Këtë verë edhe Tetova do të ketë një manifestim të këtillë ashtu siç kanë Shkupi dhe Ohri.  Besoj dhe ju premtoj se ky manifestim do të jetë tradicional me një evinimet të pasur kulturorë”, tha Arifi.

Ajo çka ra në sy ishte se rreth 20 karrige në pallatin e kulturës në Tetovë ishin të rezervuara , nga ana e organizatorëve dhe në të nuk u ulë askush ndërsa shumë qytetarë ishin të detyruar të rinë në këmbë dhe të mos kenë të drejtë të ulen në karriget e zbrazura të rezervuar për mysafirët që mungonin.

Karriget e rezervuara
Karriget e rezervuara

Në manifestim morën pjesë orkestra e Re e Filharmonike e Tiranës, ndërsa solist kanë qenë Kastriot Tusha, Eriona Gjyzeli dhe Jetmir Rexhepi, ndërsa orkestrin e kanë udhëhequr dirigjent Bujar Alliu, Isak Shehu dhe Jeton Pustina.

Vera e kulturës Tetovare
Vera e kulturës Tetovare

Lajme të ngjashme

Back to top button