Idrizi e Halimi nga tre medalje në ballkaniadë

Gjatë fundjavës në Stamboll të Turqisë është zhvilluar kampionati ballkanik për fëmijë në karate ku kanë marr pjesë edhe 120 garues nga Maqedonia ndër ta edhe anëtarët e KK Forca e Shkupit.

Turqia e cila zakonisht shquhet me organizime të mira, por kësaj radhe ata dështuan plotësisht pasi së pari nxehtësia në palestër ndonjëherë arrinte në 35 gradë, kurse referimi ka qen skandaloz, duke i ndihmuar garuesve të tyre.

Këtë recetë e provuan tani më ish kampioni ballkanik Abdurahim Idrizi si dhe Efrah Halimi. Kjo e fundit edhe pse ishte në një formë të jashtëzakonshme duke fituar 4 garues në fund ajo u shkatërrua në finale nga gjyqtarët duke mos i dhënë 9 pikë të pastra.

Trajneri Muharem Imeri me Efrah Halimi dhe Abdurrahim Idrizi
Trajneri Muharem Imeri me Efrah Halimi dhe Abdurrahim Idrizi

Dhe kështu ajo u desh të pajtohet me argjend që poashtu është një rezultat për të përshëndetur. Medalje të tillë ka fituar edhe Abdurahim Idirizi i cili në luftën e pare u ndesh me malazezin Bajiq Stefan te cilin e fitoj bindshëm me rezultat 9-0, ne ndeshjen e dytë u takua me nenkampionin ballkanik Mustafa Oguz te cilin e fitoj 4-1 dhe me pas ishte edhe me i mirë edhe se boshnjaku Brankovic Strahinj te cilin e deklasoj me rezultat 10-0.

Në finale kur të gjithë menduam se Idrizi është favorit ndaj turkut Celikbilek Mehmet, të njëjtin mendim nuk e pati edhe referimi i cili e dëmtoi karateistin shkupjan duke mos i dhënë asnjë pikë nga aksione të pastra kurse kundërshtari turk vetëm me një lëvizje iu ndanë 2 pikë. Nga ana tjetër, Idirizi një ditë më parë u paraqit edhe në Kata ku poashtu u dëmtua ndaj ish kampionit ballkanik Jusuf Kara nga Turqia që humbi me 3:2, por vazhdoj ne repasazh duke i deklasuar kundërshtaret tjerë: malazezin Lekiq, serbin Arnad dhe maqedonasin Banovski me rezultat te bindshëm 5-0. Këto fitore ia mundësuan Idrizit medaljen e bronztë. Qe gjithçka te jetë edhe me tragjike referet dëmtuan edhe Usame Bajramin qe mbeti pa medalje.

Lufta te mira kane pasur edhe Verona Ajdini, Sajra Morina, Abdurahman Alimi dhe dy motrat qe debutuan Ajshe dhe Esma Asani. “Asnjëherë nuk kam parë kësi lloj referimi. Pra gjithçka ishte në favor të turqve që në fillim. Kjo na dëmtoi shumë”, tha shkurt trajneri Muharem Imeri. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button