Starton linja ujore Ohër-Pogradec

Nga limani i Ohrit sot do të fillojë të qarkullojë linja e parë me anije Ohër-Pogradec.

Bëhet fjalë për çarter linje, e cila gjatë sezonit turistik do të shërbejë për transport ujor të turistëve nga Ohri i Maqedonisë deri në Pogradec të Shqipërisë dhe anasjelltas.

Në startin e lundrimit të parë është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe të kryetarit të komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski.

Pas arritjes në Pogradec, është e paraparë që Janakievski dhe Bakraçeski të priten nga kolegët e tyre shqiptarë, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe kryetari i komunës së Pogradecit, Artan Shkembij.

Lajme të ngjashme

Back to top button