Amerikanët i hakmerren Ganës

SHBA ka arritur një fitore të rëndësishme kundër Ganës duke e mposhtur me rezultat 1:2.

Clint Dempsey i SHBA u rëndit në pozitën e 5 –të si njëri prej lojtarëve që ka shënuar golin më të shpejt në një Botëror. Pa dyshim goli i tij ishte më i shpejt gjatë këtij Botërori.

Amerikanët e kanë nisur shumë furishëm këtë takim, duke shënuar që në minutën e 29-të me anë të Clint Demspey.

SHBA e ka kontrolluar mirë 15 minutat e parë të takimit dhe kanë mundur që të thellojnë epërsinë, por mandej ishin Gana që kanë sulmuar dhe ka munguar vetëm finalizimi për gol duke barazuar rezultatin.

Pjesa e dytë nisi me një dominim total të Ganës të cilët arritin që të barazojnë rezultatin në minutën e 82-të pas një superaksioni ku shënoi Ayew. A.

Mirëpo SHBA nuk u dorëzua. Pas një harkimi nga këndi më se miri në zonë u gjend Brooks i cili shënoi golin e epërsisë.

 

Me këtë fitore, SHBA barazohet me pikë me Gjermaninë, përderisa mbetet të shihet se a do të arrin ata kualifikimin për në fazën tjetër këtë botëror.

Lajme të ngjashme

Back to top button