Na mërzitën Irani dhe Nigeria

Kombëtarja e Iranit barazoi me rezultat 0:0 me Nigerinë, në ndeshjen e parë të grupit F të Kampionatit Botëror në futboll. Një ndeshje që u harroftë sa më shpejtë, si për nga niveli i lojës, por edhe që kishte pak raste shënimi. Irani ia doli të nxjerrë një pikë, ndërsa Nigeria zhgënjeu me paraqitje të zbehtë.

Nigeria ka pasur më shumë posedomin e topit, por sulmuesit e saj nuk ishin aq edhe të shkathët që të rrezikojnë aq tepër dhe të shënojnë në portën e Iranit. Kombëtarja e Iranit është mbrojtur me sukses por ishte e rrezikshme herë pas here nga futbollisti Ghoochannejhad. Ky futbollist në minutën e 34-të pati rast të mrië por i pa saktë.

Në pjesën e dytë, të dyja kombëtaret bënë lojë të dobët dhe pa ndonjë rast të veçantë.

Nga Nigeria ishte pritur më shumë sidomos të dëshmonin lojë më të mirë, por assesi sulmuesit e saj nuk ishin në ritmin e duhur. Mbi 40.000 shikues pa dyshim se ishin të zhgënjyer jo për nga rezultati baras, por edhe nga niveli i lojës që nuk pati ndonjë koncept.

E gjitha që mund të jetë pozitive për këto kombëtare se dolën të pamposhtura dhe fituan nga një pikë. Irani dhe Nigeria janë të vetëdijshme se i pret sfidë shumë e vështirë në xhiron e dytë ku takohen me Argjentinën përkatësisht Bosnjën.

Lajme të ngjashme

Back to top button