Refuzohen aplikimet për nënshtetësi shqiptare

Procesi për të marrë nënshtetësi shqiptare bëhet ende më i vështirë. Siç mëson Portalb, në ambasadën e Shqipërisë janë kthyer të gjitha aplikimet e shqiptarëve të Maqedonisë me pretekst se nga autoritetet në Shqipëri kërkohen dokumente shtesë. Bëhet fjalë për konfirmim të kombësisë shqiptare për kryefamiljarët dy breza më të vjetër.

Banorët e Maqedonisë ankohen se u është vështirësuar mundësia që të pajisen me nënshtetësi shqiptare. Ata për Portalb bënë të ditur se tani nga Shqipëria të cilat nuk mund të merren në Maqedoni.

Problemi aktual qëndron në atë se përkatësia etnike hiqet nga vërtetimi i të dhënave personale nga libri amzë, i cili merret nga ofiqari për nevoja të ndryshme. Për këtë u ankuan edhe qytetarët, kohë më parë.

Kurse nga Drejtoria për Menaxhimin e Librave të Amzës, Hashim Zekriovski, sqaron se nga ofiqarët është kërkuar që mos të jepen vërtetime kombësie, e jo të dhënat personale të librit amzë.

“Kemi aplikuar para disa muajve për nënshtetësi shqiptare dhe kemi dorëzuar dokumentet që kërkoheshin, kurse tani jemi në dijeni se kërkohen ende dokumente të cilat nuk mund të merren në Maqedoni”, tha Albert R., qytetar.

“Kam telefonuar në Ambasadën e Shqipërisë në Shkup për të kërkuar informacion se deri ku ka arritur procedura për marrjen e nënshtetësisë dhe me kanë thënë se tani duhet të sjellim dokumente për babanë dhe gjyshin dhe të dëshmohet se janë shqiptarë. Kjo nuk mund të realizohet, mezi unë për vete kam siguruar një dokument të tillë, i gjithë mundi jon shkoi huq, me qindra euro kemi harxhuar në dokumente dhe sërish asgjë. Kjo nuk është e drejtë”, tha Enver T., qytetar.

Nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni nuk arritëm që të marrim informacion lidhur me këtë çështje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button