Britani, iriqi, kafsha shtëpiake më e re

Iriqat me gjemba,  janë trendi si dhe çmenduria e fundit e kafshëve shtëpiake në Britani që kushtojnë 150 dollarë.

Më shumë se 100 mijë iriqë të vegjël, janë duke u mbajtur si kafshë shtëpiake në Britani kohët e fundit.  I pari regjistrohet një vit më parë, ndërkohë që sot janë mijëra të tillë që mbahen në shtëpi. Shoqëritë e kujdesit të kafshëve janë të shqetësuara pasi, sipas tyre njerëzit do t’i fillojnë të blejnë nga kurioziteti, por më pas do t’i braktisin ato.

Pavarësisht se kanë deri në 6.000 gjemba të cilat dalin në pah kur kafsha bëhet si top,  ata janë çuditërisht të gatshëm për të mësuar dhe të lehtë për tu trajtuar. “Nëse ata ju pëlqejnë ju, gjembat e tyre ulen poshtë, dhe ti mund ta fërkosh dhe ledhatosh lehtësisht atë”, thotë një vajzë e cila ka një kafshë të tillë në shtëpi.  “Ata kënaqen kur përkëdhelen,  dhe kur janë të lumtur, ata bëjnë rrotullime me trupin e tyre”, shton vajza.

Ndryshe nga disa mace dhe qen, iriqët nuk shkaktojnë alergji, as nuk lëshojnë erë të fortë si lepujt ose minjtë. Ata janë kafshë që flenë ditën, kështu që nuk mërziten kur janë vetëm,  nëse pronari i tyre është në punë gjatë ditës./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button